Kryeparlamentarja e Kuvendi, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deputetës së PDK-së, Besa Ismajli, e cila i tha se po qeshni me fjalët e deputetëve të tjerë.
“Nuk do të doja të iu shihja teksa qeshnin me fjalet e deputetëve të nderuar” i ka thënë Ismajli – Osmanit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Osmani i tha Ismajlit se “kritikat e tua i marr si kompliment dhe kështu në aspektin personal nuk do të iu përgjigjesha”.
Osmani i replikoi Ismajlit duke I thënë “Ku ishit ju zonja Ismajli kur kryetarët paraprak të këtij kuvendi, gratë deputete i ofendonin me gjuhë çnjerëzore banale, kur e ngritët zanin për një gjuhë të tillë, që po ju pengon buzëqeshja ime”
“Më e pakta që e presin është që gratë në këtë kuvend të mos tentojnë që të shtyejnë përpara një kulturë të tillë, ku grave duhet me iu tregu kur me fol e kur me qesh, harroje që një kultur të tillë e pranoj unë, harroje”, ka thënë Osmani./Gazeta Sinjali/