Ka filluar nata e parë e gjysmëfinales së festivalit “Kënga Magjike”, shkruan Gazeta Sinjali.
Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea këtë vit do të shoqërohet në moderim nga artistja Marsela Çibukaj.
Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk është duke u zhvilluar në Pallatin e Koncerteve.
Ky është një nga momentet më emocionuese të producentit dhe autorit Ardit Gjebrea, i cili pas 22 vitesh ndërron destinacion.
Në mesin e shumë këngëtarëve, që do të jenë pjesë e festivalit është edhe kosovarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila konsiderohet si një nga më të pëlqyerat në performancat e saj.
Por si duket Fifi ka arritur ta befasojë këtë radhë publikun, jo për mirë.
Ajo bashkë me Brunon interpretuan këngën “Fiksim”, por kërcimi i saj u kritikua nga ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Nata finale e festivalit do të mbahet më 29 Maj.