image Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, ja çfarë po ndodh aktualisht në vendngjarje

Siguri

Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, ja çfarë po ndodh aktualisht në vendngjarje

news image

Djali që dyshohet se ka çrregullime mendore dhe dosje të hapur në polici për veprimet e tij antiligjore edhe në të kaluarën, dyshohet se ia preu me sëpatë kokën babait të tij, sot në Fushë-Kosovë.

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar policia, e këta të fundit kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin.  

Pas krimit të rëndë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është nisur në vendngjarje. E aty po qëndrojnë edhe njësitet relavante të Policisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me prokuroren e këtij rasti, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.

E motivet që e çuan djalin deri të vrasja e babait mbeten të paqarta. /Gazeta Sinjali/