image Krimi në Gjilan: Komandanti dhe tre oficerë tjerë policorë pezullohen nga detyra për 72 orë

Kosovë

Tragjedi/ Krimi në Gjilan: Komandanti dhe tre oficerë tjerë policorë pezullohen nga detyra për 72 orë

news image

Pas rekomandimit të Inspektorati Policor i Kosovës, Kolonele Emina Mahmuti suspendoi për tri ditë (72 orë) komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantin policor, shefin e operativës së stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil në Gjilan.

Gazeta Sinjali ka raportuar se rekomandimi për suspendim është bërë ndaj këtyre zyrtarëve: Komandantit të stacionit policor, Major Alban Ramushi, zëvendës komandantit policor Kapiten Naser Rrahmani, shefit të operativës të stacionit policor Kapiten Negovan Mihajlovic dhe një zyrtari të stafit civil Xhavit Azizi, ka mësuar Gazeta Sinjali përmes burimeve të sigurta.

Zyra për informim nga Policia e Kosovës, në një komunikatë drejtuar mediave, thuhet se ky vendim erdhi pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së.

“Inspektorati Policor i Kosovës  pas grumbullimit të informacioneve në bashkpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjet e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan) , lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfisht,respektivisht një vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.

Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi në Gjilan. Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës, ka shtënë me armë zjarri drejt prindërve dhe dy vëllezërve të saj. Deri më tani janë dhënë dy versione për vrasjet, një nga fqinjët e një nga organet kompetente. Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vrasja e katërfishtë e më pas vetëvrasja në familjen Bllaca. /Gazeta Sinjali/