Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Fierin, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia e Shqipërisë, rreth orës 17:20 në lagjen “Sheq i Madh”, 29-vjeçari me iniciale D.M., pas një debati të fortë në familje, dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij me inicialet I.M.
Goditjet kanë qenë fatale për gruan që ka ndërruar jetë në vend.
Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e të dyshuarit, i cili është larguar nga vendngjarja.
Policia deklaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/