image Krijuan shtëpi publike në Athinë, arrestohen shqiptari dhe moldavja

Evropë

Krijuan shtëpi publike në Athinë, arrestohen shqiptari dhe moldavja

news image

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare moldave, pasi akuzohen se kishin ndërtuar një shtëpi publike dhe shfrytëzonin disa gra si prostituta, duke i detyruar që të “prisnin” 50 klientë në ditë.

Sipas mediave greke, policia ka mësyrë në shtëpinë publike mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjetën brenda saj 2 gra, viktima të shfrytëzimit të këtij grupi.

Sipas hetimeve të policisë, kjo shtëpi publike kishte nisur aktivitetin e saj të paktën që nga viti 2019 kur vajzat e reja erdhën në Greqi me qëllim për një jetë më të mirë.

Në pranga kanë rënë 9 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë dhe trajtim psikologjik.

/GazetaSinjali/