image Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare para dy vitesh, arrestohet një person në Tiranë

Shqipëri

Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare para dy vitesh, arrestohet një person në Tiranë

news image

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjithçka ndodhi pasi prindërit e 13-vjeçares bënë denoncim në polici.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë dy vite më parë, por e mitura tani ka gjetur forcën të tregojë, shkruan Abc News.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton Policia.

/GazetaSinjali/