Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjithçka ndodhi pasi prindërit e 13-vjeçares bënë denoncim në polici.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë dy vite më parë, por e mitura tani ka gjetur forcën të tregojë, shkruan Abc News.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton Policia.