image Kreu marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin, arrestohet mësuesja

Botë

Kreu marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin, arrestohet mësuesja

news image

Një mësuese në Florida të SHBA-së, është arrestuar pasi një nxënës denoncoi në polici se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Mësuesja 37-vjeçare Meghan Mary Rodriguez, e cila është dhe e martuar,  dyshohet se ka filluar të krijojë një marrëdhënie me djalin 17-vjeçar përmes mesazheve erotike dhe më pas ata u takuan e kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Raportohet se djali i ka treguar për këtë histori prindërve, pasi kishte frikë se mos mësuesja e ngelte në provim.

Pasi mësuan këtë ngjarje, prindërit raportuan rastin në drejtorinë e shkollës.

Ajo mohoi të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, por pranoi se thjesht janë puthur. /Gazeta Sinjali/