Një mësuese në Florida të SHBA-së, është arrestuar pasi një nxënës denoncoi në polici se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Mësuesja 37-vjeçare Meghan Mary Rodriguez, e cila është dhe e martuar, dyshohet se ka filluar të krijojë një marrëdhënie me djalin 17-vjeçar përmes mesazheve erotike dhe më pas ata u takuan e kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Raportohet se djali i ka treguar për këtë histori prindërve, pasi kishte frikë se mos mësuesja e ngelte në provim.
Pasi mësuan këtë ngjarje, prindërit raportuan rastin në drejtorinë e shkollës.
Ajo mohoi të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, por pranoi se thjesht janë puthur. /Gazeta Sinjali/