image Kreu i Klinës kërkon lirimin e kosovarit të arrestuar nga polica serbe

Kosovë

Apel/ Kreu i Klinës kërkon lirimin e kosovarit të arrestuar nga polica serbe

news image

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e ka dënuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili është arrestuar nga policia serbe të premten në pikën kufitare në Merdare.

Elezaj ka kërkuar nga autoritet vendore dhe BE-ja që të marrin masa urgjente, për lirimin e menjëhershëm të Mehmetaj.

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj nga Rudica e Klinës nga autoritetet serbe, me të vetmen arsye se është shtetas i Republikës së Kosovës, dëshmon edhe një herë se shteti Serb është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Si Kryetar i Komunës së Klinës dënoj arrestimin dhe kërkoj që autoritetet vendore dhe Brukseli zyrtar të marrin masa urgjente për lirimin e Nezirit dhe të i bëhet e qartë shtetit Serb që politika e tillë e ndalimeve, arrestimeve e përndjekjeve politike duhet të marrë fund”, thuhet në reagimin e Kreut të Klinës.

Zenun Elezaj ka thënë se komuna, e cila udhëhiqet nga ai, do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë informacione të hollësishme për këtë rast. /Gazeta Sinjali/