image Kreu i FFK-së i pranishëm në takimin e Komitetit Hat-Trick në Tiranë

Futboll

Kreu i FFK-së i pranishëm në takimin e Komitetit Hat-Trick në Tiranë

news image

Komiteti Hat-Trick i UEFA-s është mbledhur në Tiranë, për një takim me prezencë fizike pas dy vitesh për shkak të pandemisë, transmeton Sinjali Sport.

Pjesë e këtij komiteti ishte edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Komiteti HatTrick i kryesuar nga Karl-Erik Nilson, që është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, e kanë vizituar shtëpinë e futbollit në Shqipëri, stadiumin “Air Albania”.

Me këtë rast, FFK ka treguar për takimin e mbajtur të Tiranë, ku ishte mbajtur një ndeshje futbolli me protagonistët në këtë takim.

Postimi në faqen zyrtare të FFK-së me disa foto është ky:

Anëtarët e Komitetit HatTrick të UEFA-s janë mbledhur në Tiranë, për takimin e parë me prezencë fizike pas dy vjetësh në formatin online për shkak të pandemisë. E pjesë e këtij Komiteti është edhe presidenti Agim Ademi. Fillimisht gjatë ditës së sotme anëtarët e Komitetit HatTrick të kryesuar nga Karl-Erik Nilsson, i cili është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, i kanë vizituar ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe janë njohur me investimet që FSHF ka bërë në këtë kompleks, ku është bërë edhe inagurimi i muzeut të futbollit. Po ashtu, anëtarët e Komitetit HatTrick kanë vizituar edhe stadiumin “Air Albania”, që është mbështetur nga ky program, derisa sipas traditës në takimet e niveleve të tilla të UEFA-s, nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka është organizuar darka dhe një ndeshje futbolli me protagonistët e këtij takimi, të ndarë në ekipin me fanella të kuqe dhe ekipin me fanella të zeza. Humori por edhe atraksionet e lojës magjike ishin pjesë e pashmangshme e kësaj mbrëmje. Derisa presidenti Ademi ishte pjesë e ekipit me fanella të zeza, presidenti Duka ishte pjesë e ekipit me fanella të kuqe, derisa gjyqtar ishte kryetari i Komitetit HatTrick, njëherësh presidenti i Federatës Suedeze dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson. Ai referoi një penallti në favor të presidentit Ademi për ekipin me fanella të zeza, por nuk referoi një tjetër penallti prap për ndërhyrje ndaj tij, duke bërë që ndeshja të mbyllet me shifrat 4:4. Gjithsesi, presidenti Ademi nuk u ankua për këtë penallti të mohuar, por në shaka theksoi se do t’i ‘hakmerret’ homologut të tij para 50 mijë tifozëve në ndeshjen Suedi – Kosovë, për kualifikimet e Botërorit 2022, më 9 tetor në Solna. Do theksuar se HatTrick është njëri nga Komitetet më të rëndësishme të UEFA-s, nga programet e të cilit përfitojnë 55 federatat anëtare. Gjatë 17 viteve sa është në funksion ky komitet, UEFA ka financuar më shumë se 1500 projekte. Mbledhja e këtij komiteti do të mbahet nesër, ku do të shqyrtohen dhe miratohen projekte të rëndësishme të futbollit evropian.

/Gazeta Sinjali Sporti/