image Kreu grabitje në Fushë Kosovë, policia e kap pas 4 muajve 31-vjeçari në Podujevë

Siguri

Kreu grabitje në Fushë Kosovë, policia e kap pas 4 muajve 31-vjeçari në Podujevë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 31-vjeçar me inicialet A.H., i cili dyshohet se ka kryer një grabitje në një objekt afarist në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, më 26 tetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

31-vjeçari dyshohet se ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave nga personeli i një subjekti afarist, derisa ata po i transportonin të hollat për t’i deponuar në bankë.

Përmes një njoftimi për media, policia bën të ditur se i dyshuari u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shtedim të Podujevës.

Në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar edhe një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për t’u proceduar më tej”, përfundon njoftimi i policisë./Gazeta Sinjali/