image Grabitje në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Siguri

Grabitje në Fushë Kosovë, policia jep detaje

news image

Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Policia e Kosovës.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet,  dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Gazeta Sinjali/