image Krerët e shtetit ngushëllojnë familjen për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Kosovë

Pikëllim/ Krerët e shtetit ngushëllojnë familjen për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur pikëllim për vdekjen e regjisores kosovare, Arzana Kraja.

Thaçi u shpreh se e ndjera Kraja i ka dhënë shumë kinematografisë së Kosovës.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë. “, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ngushllime familjes Kraja i ka shprehur edhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Haradinaj theksoi faktin se e Arzana Kraja me veprimtarin e saj i ka dhënë shumë artit në Kosovë dhe se ka qenë me fat që e ka njohur personalisht.

“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit.Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Edhe Ministri i Kultures Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka shprehur keqardhje dhe ngushllime familjes Kraja, duke theksuar se veprat e e të ndjeres janë më shumë vlerë.

“Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne. Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër.”, ka thënë Gashi.

“Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne. Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër.”, ka thënë Gashi.

Arzana Kraja u gjet sot në banesën e saj në lagjen “Kalabria” të Prishtinës pa shenja jete ndërkohë që deri më tash nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së saj. /Gazeta Sinjali/