image Kremlini: ShBA i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

Botë

Kremlini: ShBA i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

news image

Kremlini ka thënë të mërkurën, 9 mars, se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe se Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur ndalesë në naftën ruse dhe importe tjera të energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia ka qenë dhe do të mbetet furnizuese e besueshme e energjisë.

Peskov ka thënë se Perëndimi e ka bërë situatën shumë të vështirë dhe e ka detyruar Rusinë të mendojë seriozisht.

Biden ka thënë më 8 mars se ndalesa amerikane nënkupton që “populli amerikan do të përballë me një tjetër goditje” udhëheqësinë e presidenti rus, Vladimir Putinit.

Ne nuk do të subvencionojmë luftën e Putinit”, ka shtuar Biden, duke iu referuar presidentit rus.

Biden ka thënë se vendimi për të ndaluar importet e naftës është marrë “në konsultime të ngushta” me aleatët.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan ka thënë se pret rritje të çmimeve pas marrjes së këtij vendimi, mirëpo u ka bërë thirrje kompanive të naftës të mos përfshihen në rritje “të mëdha” të çmimeve.

Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Biden, mirëpo, sipas tij, ky është çmimi që duhet paguar “për të mbrojtur lirinë”.

Biden ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin “duket i vendosur për të vazhduar rrugën e tij vrastare, pavarësisht kostos”.

Megjithatë, Biden ka thënë se Ukraina “nuk do të jetë kurrë fitore për Putinin”.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse, shkruan REL.

Komisioni Evropian ka njoftuar më 8 mars se planifikon të kufizojë importet e gazit rus këtë vit, ndërkohë që do të rrisë në mënyrë të përshpejtuar masat e burimeve të rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

/GazetaSinjali/