Kremlini thotë se Rusia nuk i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake dhe se ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë.
Komentet e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov vijnë pasi zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake, shkruan Al Jazeera.
Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar me zemërim ndaj raporteve të pretendimeve të qeverisë amerikane se Rusia i kishte kërkuar qeverisë së Kinës pajisje ushtarake.
Raportet në media të shumta amerikane cituan zyrtarë amerikanë që thanë se Moska kishte kërkuar armë nga Pekini për disa kohë.