image Kremlini: Rusia ka vendosur tjetër ‘kusht’ për marrëveshje me Ukrainën

Botë

Kremlini: Rusia ka vendosur tjetër ‘kusht’ për marrëveshje me Ukrainën

news image

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia ka një kusht tjetër në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Kyiv.

“Që Ukraina të jetë një shtet neutral me një status të krahasueshëm si Suedia dhe Austria, është një opsion që po diskutohet në negociatat me ukrainasit dhe mund të jetë një ‘kompromis’, ka deklaruar Peskov.

Tutje ai ka thënë  se “Ky është një opsion që po diskutohet tani dhe që mund të konsiderohet si një kompromis, duke rritur shpresat për një fund të luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton The Guardian.

Ndërsa kryenegociatori i Rusisë në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se modelet austriake dhe suedeze nënkuptojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të mbajë ushtrinë e saj, por nuk do të lejohet të presë baza apo trupa të huaj.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov,  më herët gjatë ditës ka deklaruar se disa pjesë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Ukrainën ishin afër finalizimit pasi Kyivi thuhet se ra dakord të diskutonte neutralitetin.

“Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë”, tha Lavrov.

Kujtojmë se, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi dje se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, gjë që do të shihet si një lëshim i rëndësishëm ndaj Rusisë.

/GazetaSinjali/