image Kremlini: Hyrja e Finlandës në NATO është 'shkelje ndaj sigurisë së Rusisë'

Botë

Kremlini: Hyrja e Finlandës në NATO është ‘shkelje ndaj sigurisë së Rusisë’

news image

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA po përcjell komentet e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se hyrja e Finlandës në NATO (e planifikuar për sot) është një tjetër përkeqësim i situatës, zgjerimi i aleancës është një cenim i sigurisë së Rusisë.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se e gjithë kjo situatë është thelbësisht e ndryshme nga problemi me Ukrainën – Finlanda nuk ka qenë kurrë kundër Rusisë.

Reuters raporton se Peskov e quajti lëvizjen e Helsinkit për t’u bashkuar me bllokun një “shkelje” ndaj sigurisë së Rusisë dhe tha se struktura e NATO-s ishte armiqësore ndaj Rusisë. Ai tha se Rusia do të detyrohet të marrë “kundërmasa” për të garantuar sigurinë e Rusisë.

/GazetaSinjali/