image Krasniqi: Zotohemi për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve

Politikë

Krasniqi: Zotohemi për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka thënë se do të angazhohen në krijimin e një ambienti në mënyrë që të tejkalohet emigrimi masiv i të rinjve në Kosovë.

Ai ka shprehur mirënjohje për secilin punëtor dhe është zotuar për krijimin e kushteve më te mira të punës.

“Sot, më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shpreh mirënjohje për rolin dhe kontributin e secilit punëtor në shoqëri, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira të punës, respektimin e plotë të të drejtave të tyre, paga dinjitoze dhe mundësi më të shumëta për të gjithë”, ka shkuar Krasniqi në Facebook.

Ai tha se do të angazhohen në krijimin e një ambienti në mënyrë që të tejkalohet emigrimi masiv i të rinjve në Kosovë.

“Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve. Urime 1 Majin të gjithë punëtorëve në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaSinjali/