image Krasniqi: Zahiri, Hakifi e Edmondi, tri pushkat e para të lirisë, ranë për t’u lartësuar në përjetësi

Sociale

Krasniqi: Zahiri, Hakifi e Edmondi, tri pushkat e para të lirisë, ranë për t’u lartësuar në përjetësi

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tre heronjtë me zemrën plot dashuri për Atdheun, ranë për t’u lartësuar në përjetësi.

“25 vjet më parë, me zemrën plot dashuri për Atdheun e me ideal për çlirimin e tij në mendje, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ndër tri pushkat e para të lirisë, ranë për t’u lartësuar në përjetësi”, ka shkruar Krasniqi.

“Ata që i kanë njohur këta trima, thonë se jetonin për ta dhënë jetën për Kosovën. Për lirinë që, megjithëse nuk e pritën të gjallë, në mendje dhe shpirt e ndjenin se ajo do të vinte përmes guximit e sakrificës së tyre”.

“Sot, Zahiri, Hakifi e Edmondi, me mijëra çlirimtarë të tjerë që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”./GazetaSinjali/