image Krasniqi uron popullin amerikan: SHBA-ja është vendi më mik i Kosovës, u bënë zëri i drejtësisë për popullin tonë

Politikë

Krasniqi uron popullin amerikan: SHBA-ja është vendi më mik i Kosovës, u bënë zëri i drejtësisë për popullin tonë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 247-vjetorin e Pavarësisë së kombit amerikan.

I pari i PDK-së, ka thënë se SHBA-ja është vendi më mik i Kosovës, që shërbejnë si udhërrëfyes për paqe e barazi kudo në botën demokratike.

Ndër të tjerash, Krasniqi tha se me diplomaci të përkushtuar, politikë të vendosur dhe angazhim të vazhdueshëm, SHBA-të u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës.

Tutje ai ka shtuar se PDK mbetet tejet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë dhe aleancës së shenjtë mes popujve dhe shteteve tona.

Postimi i plotë:

Për të gjithë popullin dhe institucionet amerikane, sidomos për amerikanët që punojnë e shërbejnë në Kosovë – Urime Dita e Pavarësisë!

Në shënimin e 247 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rikujtojmë fjalët e etërve themelues të këtij shteti dhe parimet për të cilat ata qëndronin, për një komb të bashkuar, të drejtë dhe të lirë.

Këto vlera, mbi të cilat është fuqizuar SHBA – vendi që është fanar dhe garantues i demokracisë në botë, njëkohësisht vendi më mik i Kosovës, shërbejnë si udhërrëfyes për paqe dhe barazi kudo në botën demokratike.

Përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi u finalizuan suksesshëm me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve. Me diplomaci të përkushtuar, politikë të vendosur dhe angazhim të vazhdueshëm, SHBA-të u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës. Para, gjatë dhe pas luftës për liri. Edhe sot e kësaj dite!

PDK mbetet tejet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë dhe aleancës së shenjtë mes popujve dhe shteteve tona. Gëzuar 4 Korrikun!

/GazetaSinjali/