Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë.
“Po flasim për dyshime të keqpërdorimeve për 72 milionë euro. Keqpërdorimi i këtyre është vazhdim i keqpërdorimit të qindra milionave euro”.
“Të gjitha këto shpërfaqin dy gjëra: [1] Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë dhe [2] qytetarët e Kosovës sot e kanë jetën më të vështirë si pasojë e këtyre abuzimeve sepse me këto para ka pasur mundësi të bëhen përmirësime të jashtëzakonshme në çdo sektor”.