image Krasniqi: Protesta e sotme tregon sa i ligë është Kurti

Politikë

Krasniqi: Protesta e sotme tregon sa i ligë është Kurti

news image

Anëtari i Partisë Socialdemokratike, Frashër Krasniqi, ka reaguar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë pro kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi duke iu drejtuar Kurtit i ka thënë, “i ki mbi 50% edhe hala t’vyjnë protesta që t’mbojnë prej mediave dhe opozitës”.

Ai tutje ka thënë se kjo kallxon sa i ligë është Kurti.

“I ki mbi 50% edhe hala t’vyjnë protestat që t’mbrojnë prej mediave dhe opozitës… kjo kallxon sa i ligë je. Fort i ligë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

/GazetaSinjali/