Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë.
Ai ka treguar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente, të cilat do të udhëhiqen, sipas tij, nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale.
“Kabineti për Qeverisje të Mirë do të shpalosë politika alternative të qeverisjes që i mungojnë Kosovës. Përmes këtij kabineti, do të shpalosim modelin dhe vizionin e qeverisjes së ardhshme nga PDK”, është shprehur Krasniqi.
“Nga sot përpjekjeve tona i shtohet edhe Kabineti i Qeverisjes së Mirë me 15 departamente pra”.
Krasniqi ka treguar se në ditët në vijim do të shpalosë së kush do të jetë në krye të secilit departament.