image Krasniqi: Politika e Jashtme joekzistente, Shtëpia e Bardhë s’e pret Osmanin, Kurtin e Gërvallën

Politikë

Krasniqi: Politika e Jashtme joekzistente, Shtëpia e Bardhë s’e pret Osmanin, Kurtin e Gërvallën

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër krerët shtetërorë, për të cilët thotë se duhet t’i ruajnë raportet me partnerët në kuadër të politikës së jashtme.

Krasniqi ka deklaruar se Politika e Jashtme e Kosovës, sipas tij është pothuajse joekzistente, raporton Gazeta Sinjali.

 “Politika e Jashtme e Kosovës është pothuajse joekzistente, e të tjerët këtë rast e presin që të ecin para nesh”, tha ai në Rubikon.

Krasniqi po ashtu ka thënë se presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, nuk po i pret Shtëpia e Bardhë në Washington.

 “Sot kemi shterpësi totale te politika e jashtme dhe nuk e shoh se ministrja bën gabime të shteteve dhe flamujve. Problemi kryesor, edhe pse është bërë një vit, është se Kurti dhe Gërvalla nuk kanë vizituar shtetet e Kuintit. Kurti s’ka ftesë nga administrata, ai mund të jetë i ftuar ndryshe dhe të thotë se do të udhëtojë në maj. Njëjtë pati vepruar edhe presidentja, që ka ligjëruar në një universitet dhe mbështeti promovimin e filmit ‘Zgjoi’ në Amerikë dhe pas kthimit takoi vetëm zonjën Nullan”, tha Krasniqi.

Krasniqi, në lidhje me SHBA-në, nuk la pa përmendur edhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Ish-kryeministri dhe presidenti Thaçi s’ka pasur mundësi me kalu një vit pa e vizitu Shtëpinë e Bardhë. Këtë e shoh si problem, pasi tani ata s’e presin as kryeministrin, as presidenten e as ministren, pasi mendoj që kanë mungesë të partneritetit”, tha Krasniqi.

/GazetaSinjali/