Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit është një vendim i drejtë.
“Besoj që ka qenë vendim i mirë edhe shpresoj që do të ketë një aktgjykim final sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë muajit maj, në mënyrë që t’i hapet rrugë një procesi i cili do të jetë i bazuar në kushtetutën e vendit”, tha Krasniqi.
Ai tha se Partia Demokratike asnjëherë nuk i ka kontestuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur ato nuk kanë qenë ashtu siç PDK kishte pritur.
“Unë edhe personalisht kam shpresuar që gjykata do të miratojë masën e përkohshme në mënyrë që të mos ketë asnjë paqartësi që verdikti final i gjykatës të mos ketë kontestim. Ne si PDK gjithmonë i kemi mirëpritur dhe pranuar aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2014, kur kemi pasur në Gjykatën Kushtetuese në kohën e VLAN-it dhe e kemi prit një verdikt final tjetër, por megjithatë verdikti që Gjykata e ka nxjerrë ka qenë i respektueshëm edhe nga ana jonë”, deklaroi Krasniqi në Klan Kosova./Gazeta Sinjali/