image Krasniqi përmbyll Javën e Pavarësisë në Zvicër: Ky shtet në ditët më të vështira i ka kontribuar mbijetesës sonë si popull

Sociale

Krasniqi përmbyll Javën e Pavarësisë në Zvicër: Ky shtet në ditët më të vështira i ka kontribuar mbijetesës sonë si popull

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Javën e Pavarësisë e ka përmbyllur në Zvicër, nga ku ka thënë se, ky shtet në ditët më të vështira për Kosovën i ka kontribuar mbijetesës sonë si popull, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë ndihmën e mërgatës në themelimin e shtetit të Kosovës.

“Në 15 vite të ekzistencës së Republikës së Kosovës, me ndihmën e aleatëve kemi bërë hapa të mëdhenj, kemi ndërtuar institucione dhe kemi vendosur themelet e një shteti modern, që orientimin e ka në Evropë, e frymëzimin e merr nga Amerika, por ndihma dhe mbështetja më e veçantë ka ardhë nga mërgata jonë, që dashurinë e angazhimin për Kosovën e ka të pakusht e të pandalshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht i nderuar që Javën e Pavarësisë e përmbylla aty ku ndjehem si në shtëpi, mes vëllezërish e motrash – në një manifestim madhështor të mërgatës sonë në Zvicër, e cila që në ditët më të vështira për Kosovën i ka kontribuar mbijetesës sonë si popull, e tani edhe si shtet.

Dega e PDK-së në Zvicër, e drejtuar nga kryetari Ragip Xhaka, na emocionuan me organizimin dinjitoz për festën e pavarësisë së shtetit tonë.

Në 15 vite të ekzistencës së Republikës së Kosovës, me ndihmën e aleatëve kemi bërë hapa të mëdhenj, kemi ndërtuar institucione dhe kemi vendosur themelet e një shteti modern, që orientimin e ka në Evropë, e frymëzimin e merr nga Amerika, por ndihma dhe mbështetja më e veçantë ka ardhë nga mërgata jonë, që dashurinë e angazhimin për Kosovën e ka të pakusht e të pandalshëm.

E përderisa po ecin vitet e shtetit tonë të lirë, rrugëtimi jonë drejt Kosovës së ëndrrave tona, ende nuk ka përfunduar. Andaj, duke qenë së bashku si bashkëkombës e bashkëpartiakë, do të punojmë pareshtur për ta rikthyer vendin në binarët e sigurt të zhvillimit dhe të perspektivës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Uroj shumë që çdo ditëlindje e shtetit tonë, të jetë edhe ditëlindje e një Kosove më të qeshur, më të hapur, më të drejtë e më të dashur për gjithsecilin.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë!

Jashtëzakonisht i nderuar që Javën e Pavarësisë e përmbylla aty ku ndjehem si në shtëpi, mes vëllezërish e motrash – në…

Posted by Memli Krasniqi on Sunday, February 19, 2023

/GazetaSinjali/