image Krasniqi pas tensioneve në veri: Kurti po heshtë, fol kryeministër

Politikë

Krasniqi pas tensioneve në veri: Kurti po heshtë, fol kryeministër

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për ngjarjet që ndodhen në veri të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut.

Ai ka thënë se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, teksa kryeministri Kurti po heshtë për këtë situatë.

Postimi i plotë:

Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!

Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.

Fol Kryeministër!

/GazetaSinjali/