image Krasniqi në Ditën e Infermierëve uron edhe nënën e tij: Qeveria duhet të bëjë më shumë për ta

Kosovë

Krasniqi në Ditën e Infermierëve uron edhe nënën e tij: Qeveria duhet të bëjë më shumë për ta

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka uruar të gjithë infermierët në Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke përfshirë edhe nënën e tij, e cila e ushtron këtë profesion tash e 45 vjet.

Krasniqi tha se po të kishte mundësi, nëna e tij do ta bënte këtë profesion përsëri nga dita e parë, pasi sipas tij, profesioni i infermierit është një jetë në shërbim të tjerëve dhe se “kështu janë nënat tona shqiptare, plot pasion, zemër dhe empati”.

“Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, dua që të uroj e falënderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë infermierët e vendit tonë, vijën e parë të kujdesit shëndetësor, të cilët japin shpirtin për të na mbajtur të sigurt dhe të shëndetshëm”.

“Përkushtimi, dhembshuria dhe profesionalizmi juaj bëjnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën tonë si individë, në familjet tona dhe në shtetin tonë. Prandaj, faleminderit për gjithçka që jeni dhe gjithçka që bëni”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai tha se është obligimi i tyre dhe i qeverisë që të angazhohen për krijimin e kushteve sa më dinjitoze për infermierët.

“Kosova nuk ka infermierë për shtetet tjera. Ato dhe ata na duhen në Kosovë, që vullnetin dhe profesionalizimin e tyre ta dhurojnë tek njerëzit tanë. Nuk ndjehet askush më keq sesa infermierët kur nuk mund t’i ofrojnë një shërbim një pacienti në mungesë të pajisjeve ose ilaçeve – siç, fatkeqësisht, po ndodh akoma në Kosovë”, shkroi tutje Krasniqi.

/GazetaSinjali/