image Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me institucionet dhe popullin mik turk

Politikë

Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me institucionet dhe popullin mik turk

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll, ku disa persona mbetën të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Ai u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa shpreson që përgjegjësit e këtij akti terrorist të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

”Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk.

Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë”.

/GazetaSinjali/