Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur në takim Sabri Demirin, të dërguarin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Krasniqi e Demiri folën për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, teksa kreu i PDK-së e uroi Demirin edhe për fitoren e presidentit turk, Erdogan
“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë”, ka shkruar në Facebook i pari i PDK-së.