Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka neglizhuar bërjen e sa më shumë testeve, anipse OBSH-ja kë kërkuar vazhdimisht që të bëhen sa më shumë.
“Kemi pasur kapacitet me bë ma shumë teste, ministri neglizhoi bërjen e sa më shumë testeve. OBSH-ja vazhdimisht ka bërë thirrje, testoni, testoni, testoni”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu tha se rreth 200 teste në ditë është numër tmerrësisht i vogël, sipas tij Serbia po i bën rreth 8000-9000 teste në ditë.
Ai më tutje tha se disa vendime të qeverisë kanë ardhur me vonesë, një prej tyre është mbyllja e kufijve.
“Kufijtë janë mbyllur disa javë më vonë, prej datës 27 deri me datën 5, kanë filluar të vijnë të ardhurit e parë nga shtetet e tjera, ku më pas sollën infeksionin”, tha Krasniqi në Pressing./ Gazeta Sinjali/