Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Krasniqi ka shkruar se ky vendim erdhi me bekimin e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e vulosur kështu edhe më tej rëndimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
“Pa kurrfarë strategjie ekonomike, pa hapje të vendeve të punës e pa vizion për zhvillimin e shtetit, si produkt i paaftësisë së qeverisë, vetëm në dy muajt e fundit, mbi 100 mijë të rinjë e të reja kanë kërkuar shpëtim larg atdheut të tyre, duke trokitur në dyert e ambasadave të huaja”, ka shkruar Krasniqi.
Po ashtu, Krasniqi ka paralajmëruar se PDK do ta kundërshtojë me çdo mjet ligjor këtë vendim.
“Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, siç e ka kundërshtuar gjatë gjithë muajve të kaluar, do ta kundërshtojë me çdo mjet ligjor, në çdo instancë gjyqësore, njejtë si në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk do të ndalet së kërkuari shkarkimin e anëtarëve të Bordit të ZRRE-së që kanë vulosur këtë dënim ndaj qytetarëvë të Kosovës, si dhe anulimin e vendimit skandaloz të ZRRE-së, i cili si i tillë, i jep fund edhe asaj pak sigurie e mirëqenie që kanë mundur ta sigurojnë qytetarët me djersën e tyre”, deklaroi Krasniqi./GazetaSinjali/