image Kërkohet që komunat t’i zbatojnë aktgjykimet e Kushtetueses për 2 shkeljet e MSH-së

Kosovë

Pandemia/ Kërkohet që komunat t’i zbatojnë aktgjykimet e Kushtetueses për 2 shkeljet e MSH-së

news image

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje vlerësoi se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për shpalljen e Prizrenit “zonë karantine”.

Analisti nga Demokracia Plus ka thënë se qeveria dhe komuna duhet t’i zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi që është bërë shkelje e dyfishtë.

“Është shumë keq që Qeveria ka marrë vendime kundër kushtetuese dhe aq më keq kur këto vendime vetëm ka provuar t’i ripaketojë për formën dhe përmbajtjen njëjtë të efekteve që kanë pasur këto vendime. Qeveria duhet ta kuptoj që vendimet që cilat merren prej Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare, ato nuk mund të ankimohen dhe është shkelje kushtetuese po ashtu mos respektimi I aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, pra bëhet shkelje e dyfishtë. Partitë politike të cilat janë të përfshira në rastet kontestimore në Gjykatën Kushtetuese duhet t’i lënë anash kërcënimet dhe presionet ndaj kësaj gjykate, por t’i respektojnë vendimet e saj ashtu siç janë marrë kenë apo jo në favor të tyre. Ajo çfarë duhet të bëjnë komunat është t’i zbatojnë ato aktgjykime të cilat janë marrë prej Gjykatës Kushtetuese, pa humbur kohë, në afatet te cilat janë paraparë”, thotë ai për KP.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Prizrenit “zonë karantine” nuk është në përputhshmëri me nenet 35 dhe 55 të Kushtetutës dhe nenin 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së.

Gjykata konstatoi se në nxjerrjen e këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë, ka tejkaluar kompetencat e përcaktuara përmes Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes, përmes karantinimit të të gjithë Komunës së Prizrenit, nuk janë “të përcaktuara në ligj”./Gazeta Sinjali/