image Krasniqi: Kurti tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, është kryemashtruesi i Kosovës

Politikë

Krasniqi: Kurti tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, është kryemashtruesi i Kosovës

news image

Kyetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas videos dy-minutëshe të VV-së të publikuar në faqen e tyre zyrtare ku etiketohen dhe akuzohen pushtetet e kaluara për “shkatërrimin 20 vjeçar”.

Krasniqi ka deklaruar se kreu i VV-së, Albin Kurti nuk do të bëhet kurrë lider por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Sipas tij, ai është “kryemashtruesi” i Kosovës,

Postimi i plotë i tij:

Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!

/GazetaSinjali/