image Krasniqi i PSD-së: Nëse rriten çmimet, do të ketë trazira sociale

Politikë

Krasniqi i PSD-së: Nëse rriten çmimet, do të ketë trazira sociale

news image

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka thënë se nëse do të vazhdojë rritja e çmimeve do të ketë edhe trazira sociale.

Krasniqi po ashtu ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Albin Kurti i ka ndryshuar qëndrimet dhe kjo është arsyeja që na nuk jemi me ta. Nëse para më shumë se pesë vjetëve kam qenë i arrestuar dhe i burgosur kundër privatizimit të KEDS’it sot vazhdoj me protestu kundër dhënies së milionave për atë kompani private”, ka thënë Krasniqi për RTV Dukagjinin.

Po ashtu, Krasniqi i ka konsideruar si “hajgare” disa vendime të marra nga Albin Kurti.

“Me ju dhanë ka 10 euro pensionistëve. Me bo hajgare. Prej 90 euro me ju bo 100 euro e këndej rrymën me ua trefishu. Kjo është hajgare. Pse s’po e trefishon pagën minimale se në fund të fundit e ka pasur premtim elektoral se do ta bëjë pagën minimale 350 euro. Është urgjente paga minimale. Është dashtë në dy muaj të qeverisjes me ndryshu pagën minimale”, theksoi Krasniqi.

“Nesër në orën 14:00 do t’ia dërgojmë një propozim masiv ZRRE’së dhe Qeverisë së Kosovës e propozimi masiv do të jetë se nëse ju gjeni zgjidhje, nuk është puna e jona kjo se ju jeni në qeveri, i keni 51 për qind, veç nëse i rritni  çmimet në këtë vend ka me pas trazira  sociale. Ka me pas protesta të mëdha dhe masive. Nuk është e drejtë me u rrit çmimi i rrymës kaq shumë”, përfundoi ai. /GazetaSinjali/