image Krasniqi, Gjakova dhe Federata e Xhudos së Kosovës dekorohen nga EJU për arritjet në vitin 2021

Sporte Luftarake

Krasniqi, Gjakova dhe Federata e Xhudos së Kosovës dekorohen nga EJU për arritjet në vitin 2021

news image

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021, përcjell Sinjali Sport.

Dy xhudistet kosovare fituan medalje në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio dhe pas atyre performancave janë shpërblyer edhe nga Federata Evropiane e Xhudos.

Në “Gala Mbrëmjen” e mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.

/Gazeta Sinjali Sporti/