Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021, përcjell Sinjali Sport.
Dy xhudistet kosovare fituan medalje në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio dhe pas atyre performancave janë shpërblyer edhe nga Federata Evropiane e Xhudos.
Në “Gala Mbrëmjen” e mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.