Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se do ta ftojnë sërish për debat publik liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai thotë se qytetarët e duan një debat të tillë, por pa kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, sepse, sipas Krasniqit, ai nuk ka çfarë të ofrojë më.
“E ftojmë edhe një herë Kurtin në debat. Pa Avdullah Hotin. Ai mund të jetë aty nëse dëshiron, por nuk mendoj se i takon atij të jetë aty. Shumica e kandidatëve janë të vjetër. Nuk na pengon. Por nuk mendoj se mund të ofrojë diçka tjetër. Qytetarët duan një debat mes Hoxhajt dhe Kurtit”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se VV nuk ka prezantuar plan të ri për këto zgjedhje. Ai thotë se vendi është përballur me pandeminë dhe se situata nuk është e njëjtë.
“Do të ishte qesharake po të ofronin planin e njëjtë përsëri”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/