Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke folur për kërcënimin që kandidati për deputet, Haxhi Hoti, i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër çdo dhune a kërcënimi.
Ai ka thënë se kushdo që është jashtë kësaj fryme, nuk është Nismë.
Bashkë për shtetin, armiqtë i mbajmë jashtë kufirit. Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit. Jo bashkë në armiqësi. Jo bashkë në sharje e kacafytje. Jo bashkë për krim e korrupsion. Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij. Jo bashkë në kusari, padije e hajni”, ka shkruar ai.
Krasniqi thotë se Nisma Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë.
“Të gjitha të tjerave që dëmtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jo-në e madhe. Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm”, ka shkruar ai./ Gazeta Sinjali/