image Krahasimi i votave që partitë kryesore fituan në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021

Krahasimi i votave që partitë kryesore fituan në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021

news image

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar dy tabela me krahasimin e votave të partive politike në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe ato të 6 tetorit 2019.

Në bazë të tabelës, Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka shënuar rritje prej 98% në vota.

“Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti. Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA)”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Cakolli ka publikuar krahasimet edhe për mandatet e fituara nga partitë politike kryesore në këto dy palë zgjedhje.

/GazetaSinjali/