image KQZ vendos të hënën se a do të ketë rinumërim të votave edhe në disa vendvotime

KQZ vendos të hënën se a do të ketë rinumërim të votave edhe në disa vendvotime

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos të hënën se a do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ do të vendos pas marrjes së raportit nga Qendra për Numërim të Rezultateve.

“Ka vendvotime që janë duke iu nënshtruar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, tha ndër të tjera Elezi.

Elezi në një konferencë për media ka njoftuar se nuk ka datë kur do të bëhet shpallja përfundimtare e rezultateve./Gazeta Sinjali/