image KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri tani

Kosovë

Rezultatet/ KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri tani

news image

Rinumërimi i votave të 530 vendvotimeve po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku deri në orën 16:00, janë numëruar 83 vendvotime.

Kështu ka deklaruar, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit rinumërimi po vazhdon pa probleme.

Kujtojmë se para disa ditësh janë rinumëruar edhe 314 vendvotime, që po ashtu kanë pasur probleme teknike.

Ndryshe në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, si dhe koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar pragun zgjedhor./Gazeta Sinjali/