image KQZ thërret mbledhje të jashtëzakonshme, a do të shtyhen zgjedhjet në Veri?

Politikë

KQZ thërret mbledhje të jashtëzakonshme, a do të shtyhen zgjedhjet në Veri?

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme, ku temë diskutimi pritet të jetë çështja e zgjedhjeve në Veri.

Burimet e Sinjalit brenda KQZ-së bëjnë të ditur se mbledhja e jashtëzakonshme do të nis nga ora 18:00.

I njëjti burim tha se në këtë mbledhje pritet të diskutohet nëse do të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.

Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi për këtë çështje mirëpo pavarësisht se i ka parë pyetjet, Elezi nuk ka dhënë përgjigje e as nuk është përgjigjur në telefon.

Krerët shtetërorë në Kosovë deri tani kanë thënë se institucionet kanë ofruar kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat ku janë dorëhequr kryetarët.

/GazetaSinjali/