image KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Kosovë

Zgjedhjet/ KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencën e parë për media për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa vendvotimeve që janë vonuar për pak minuta.

“Lista përfundimtare e votueseve për zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka thënë Elezi.

Komisioni i Zgjedhjeve për 41 ditë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit./Gazeta Sinjali/