image KQZ sot shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor

KQZ sot shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpërndarjë materialin e ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet e që aktualisht janë në depon qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të planit operacional shpërndahen nga kjo depo për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nëpër komunat e Kosovës.

Ndërsa nesër në mëngjes, materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.

/GazetaSinjali/