image KQZ: Sot nis rinumërimi i 1,472 vendvotimeve

Zgjedhjet/ KQZ: Sot nis rinumërimi i 1,472 vendvotimeve

news image

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se sot do të nis procesi i rinumërimit të vendvotimeve.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha Elezi për Gazetën Sinjali.

Janë 1,472 vendvotime që do të rinumërohen. /Gazeta Sinjali/