image KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

news image

Sot pritet të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë përfundoi procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha mbrëmë se rezultatet përfundimtare do të shpallen gjatë të enjtes.

“Rezultatet do të shpallen ditën e enjte më 4 mars. Do të përfshijnë rezultatet për të gjitha partitë, komunat, qendrat e votimeve dhe rezultatet e votimit me kusht dhe me postë”, tha Elezi./Gazeta Sinjali/