image KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Kosovë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u mbajtën me 29 nëntor në dy qytete të Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numri i personave që e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar në qytetin e Podujevës është 34 mijë e 873 votues, ndërsa me kusht dhe me postë kanë votuar 919 persona.

Në Mitrovicë të Veriut numri i atyre që kanë votuar është 8 mijë e 874 persona, ndërsa me postë kanë votuar 172 persona.

Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 18 mijë e 286 vota, kurse në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.5 për qind të votave.

Rezultatet finale për Komunën e Podujevës:

LVV 18.286 Vota LVV 51.9%

LDK 12.627 Vota. LDK 35.8%

PDK 4.341 Vota. PDK 12.3%

Rezultatet finale për Mitrovicën e Veriut:

LVV 351 LVV 4.0 %

Kandidati i pavarur Dusan Milunovic 256 – 2.9%

SRPSKA Lista 7.916 – 89.5%

PDK 318 – 3.6%

/Gazeta Sinjali/